Në videokonferencën e djeshme, sipas burimeve, Donald Trump ka pranuar dy kërkesat kryesore të ngritura nga Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë. E para: Do të jenë vetë ukrainasit që do të vendosin për fatin e territoreve të tyre të pushtuara. E dyta: Amerikanët janë të gatshëm të ofrojnë, së bashku me evropianët, garanci sigurie për ta mbrojtur Ukrainën nga sulme të ardhshme.