Në mbyllje të fazës së parë të Abissnet Superiores ajo që vihet re më së shumti janë ndërhyrjet e shpeshta të sistemit VAR që ka qenë edhe risia e këtij sezoni. Por këto ndërhyrje edhe sipas shefit të sektorit të gjykimit Sokol Jareci, nuk kanë qenë gjithmonë të sakta, por marzhi i gabimit është ulur ndjeshëm.