Vallja devolliçe, një valle burrash e zonës së Devollit e konsideruar nga thesaret folklorike më të mëdha të vendit është shpallur “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale” nga Ministria e Kulturës. Pas një pune disavjeçare për të plotësuar dosjen e kësaj valleje statusi i ri i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCOS.