Top Channel/ Valë e re infeksionesh! Në Europë 203 raste me Shigelozë, rezistent ndaj antibiotikëve
24/07/2023 23:48

Një valë infeksionesh gastroenteriti që janë rezistente ndaj antibiotikëve po rritet në Evropë, sugjerojnë shifrat e reja. Gjithsej 203 raste të shigelozës, të shkaktuar nga bakteri Shigella, janë raportuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në tre muajt që nga prilli. Kjo është pothuajse aq e lartë sa totali i raportuar midis nëntorit 2021 dhe shkurtit 2023. Bakteri i cili shkakton diarre akute, ethe, nauze, të vjella dhe dhimbje barku, ka ekzistuar për një kohë, me 95 raste britanike që nga viti 2021. Por numrat e infeksioneve janë rritur muajt e fundit dhe rastet e fundit janë tepër rezistente ndaj trajtimeve me ilaçe, thonë shefat e shëndetësisë. ECDC thotë se të gjitha llojet e lidhura me këto raste tregojnë rezistencë ndaj antibiotikëve të linjës së parë dhe të dytë, të cilat janë trajtime që mjekët preferojnë t’i përshkruajnë fillimisht, pasi kanë rrezik më të ulët të efekteve anësore. Disa shtame ende mund të trajtohen me një antibiotik tjetër të zakonshëm, azitromicinë. Por shtamet e tjera janë rezistente ndaj tij, duke shkaktuar shqetësim të veçantë te mjekët pasi kufizon opsionet për trajtim efektiv sipas ECDC. Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 26 raste në Belgjikë, 13 raste në Danimarkë, 33 raste në Gjermani, 50 raste në Irlandë, 21 raste në Holandë dhe në Spanjë më shumë se 60 raste. Këto raste të fundit janë kryesisht, por jo ekskluzivisht mes burrave që bëjnë seks me burra. Bakteret Shigella përhapen përmes feçeve të njeriut, zakonisht përmes seksit oral-anal, por edhe aktiviteteve joseksuale si kontakti me duart dhe objektet që kanë qenë në kontakt me feçet.

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB