Shqetësimi më i madh tani i ekspertëve të shëndetit publik është mutacioni Indian Delta i SarsCov2. Specialistët e pranojnë se në vendin tonë qarkullojnë mutacione, por nuk specifikojnë nëse është Delta, apo lloj tjetër. Iris Hasibra: Ne kemi marrë disa sinjale në kampionet positive të analizuara në laboratorin tonë në ISHP, dhe tani presim një konfirmim nga laboratorët e referencës, në lidhje me këto raste.