Vaksina e Sinovac Biotech Ltd, që po përdoret edhe në Shqipëri, po zhduk Covid-19 midis punonjësve shëndetësorë në Indonezi, sipas një studimi te realizuar atje dhe nje shenjë inkurajuese kjo për të gjitha vendet që kanë aprovuar përdorimin e saj. Indonezia monitoroi 128,290 punonjës shëndetësorë në kryeqytetin Xhakarta nga janari në mars dhe zbuloi se vaksina mbronte 98% të tyre nga vdekja, dhe 96% nga shtrimi në spital, që shtatë ditë pas marrjes së dozës së dytë, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë atje.