Një 28 vjeçare përfundoi në burg, mbasi u denoncua nga kandidatja për vjehrrë, e cila insiston në polici se e dashura e djalit e kërcënoi duke I kërkuar që ta njihte si nusen e shtëpisë. Por e reja nga Kruja sipas avokatit të saj mbrojtës, nuk është rrezik për askënd. Edvis Gorishti përmend për TCH se klientja e tij ishte thjesht e shqetësuar për adresën e të dashurit që ndërkohë kishte përfunduar I arrestuar dhe në këto kushte ajo I kërkoi familjes së tij që ta mbanin në shtëpi derisa ai të dilte nga burgu