Ndonëse njihet si një nga zonat me prodhimin më cilësor të vajit të ullirit në vend, Peqini po përballet me një krizë të papritur, mungesën e tregut. Qindra ton vaj ulliri po mbesin stok në depot e fermerëve, duke rrezikuar ekonominë e qindra familjeve që jetojnë kryesisht me këtë kulturë.