Fermerët që prodhojnë vaji ulliri do të vazhdojnë të jenë në kërkim të tregut përsa kohë Ministria e Bujqësisë nuk punon për të garantuar eksportin e këtij produktit cilësor. Vendet e BE nuk mund të pranojnë vajin e ullirit me origjinë nga Shqipëria, përsa kohë Ministria e Bujqësisë nuk e bind konsumatorin evropian me analizat laboratorike që tregojnë cilësinë dhe llojin e vajit të ullirit.