Në disa vendbanime të pushtuara përkohësisht në rajonin Kherson të Ukrainës, ushtarët rusë po plaçkitin vegla dhe pajisje shtëpiake, e pastaj po përpiqen t'u shesin civilëve në vendbanime të tjera. Kështu thuhet në një njoftim të Ushtrisë së Ukrainës, ku theksohet se Rusia vazhdon të pësojë humbje.