Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e menjëhershem të banorëve të Qytetit të Gazës, duke i paralajmëruar se po planifikon një mësymje të zonës me forca maksimale. Ofensiva ndaj qendrës më të madhe urbane të enklavës është pjesë e një pushtimi të planifikuar që ngjall alarm ndërkombëtar mbi fatin e të gjithë territorit.