Ministria gjermasne e Mbrojtjes po punon për të futur shërbime të kujdesit fetar për ushtarët myslimanë në Bundesëehr. Kryetarja e Komisionit për Forcat e Armatosura në Bundestag, Eva Högl prezantoi në mes të marsit raportin e saj vjetor që përfshin edhe shqetësimet e nevojat e ushtarëve gjermanë, e me këtë rast, përsëriti thirrjen për futjen e kujdesit fetar për muslimanët në ushtri.