Në ditën e tretë të përballjes me flakët, zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër është neutralizuar. Dy vatrat aktive u vunë në kontroll falë ndihmës së 30 forcave të ushtrisë të cilët iu bashkuan që në orët e para të mëngjesit operacionit për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.