Top Channel/ Ushtria e SHBA tremb Iranin, Trump: Na kanë kontaktuar, kërkojnë negociata!
12/01/2026 11:07

Donald Trump pohon se Irani e ka kontaktuar për të kërkuar negociata, pas kërcënimeve të tij se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në mbrojtje të demonstruesve. Presidenti amerikan pohoi se ai dhe ushtria po shqyrtojnë disa opsione shumë “të forta” lidhur me Republikën Islamike, të cilët i kaë dërguar disa paralajmërime për të mos qëlluar mbi tubuesit e pafajshëm. Por grupet e të drejtave të njeriut flasin për të vrarë e mijëra të arrestuar, ndërsa vala e protestave nuk duket se po fashitet, përkundrazi ato janë shtrirë akoma edhe më shumë në mbarë Iranin, paavrësisht shtypjes brutale nga ana e Teheranit zyrtar. Udhëheqësit e Iranit telefonuan. Po organizohet një takim…. Ata duan të negociojnë. Megjithatë, në varësi të situatës neve mund të na duhet të të veprojmë edhe para një takimi. Irani vetë nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të shefit të Shtëpisë së Bardhë. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë mund të kërkonte Irani të negociojë. Të dy vendet në të kaluarën kanë pasur bisedime indirekte lidhur me programin bërthamor të diskutueshëm të Teheranit. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore kanë dënuar shtypjen e protestuesve nga qeveria dhe më parë kanë vendosur sanksione ndaj Teheranit për atë që thonë se është një përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore, gjë që Irani e mohon. Sipas raporteve të pakonfirmuara në mënyrë të pavarur, më shumë se 500 persona janë vrarë në mesin e shtypjes së dhunshme që i është bërë demonstrative në Iran e gjatë 15 ditëve të fundit.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52