Prej afro një viti ekonomia shqiptare është nën thundrën e inflacionit në rritje. Nga momenti i shpërthimit të luftës në Ukrainë, çmimet e të gjitha mallrave pësuan rritje të menjëhershme, së bashku me karburantet. Tashmë pas një viti treguesit e detajuar të muajit janar na japin disa të dhëna të tjera. Vajrat dhe yndyrnat tashmë ka rënë me 10% nga kulmi i muajit korrik, së bashku me bukën dhe drithërat një rënie me 5% sipas INSTAT.