Me thirrjen “bëni paqe dhe angazhohuni për të krijuar një kulturë paqeje”, arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, ka uruar Krishtlindjen. Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.