Nënkryetari, Enkeled Alibeaj këtë të hënë deklaroi se Partia Demokratike do t’i kërkojë Këshillit të Etikës marrjen e masave ndaj deputetit socialist Bujar Çela, i cili uroi ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha mbi flamurin kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se PD do të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, pasi sipas tij ende nuk është arritur ndonjë rezultat konkret dhe i prekshëm.