Në këtë prag ndërrimi vitesh, kreu i shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. Presidenti Bajram Begaj shprehet se në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare.