Guvernatorët republikanë kërcënojnë me padi ligjore pas urdhrit të ri të presidentit Joe Biden për vaksinim të detyrueshëm kundër Covid 19, i cili prek miliona punonjës në SHBA. Administrata amerikane përgatitet kështu për një tjetër përplasje të madhe mes pushtetit federal dhe atij shtetëror. Biden u shpreh i zhgënjyer me qëndrimin e guvernatorëve në fjalë.