Me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar Kreshnik Farrukun, i cili u dorëzua në polici së bashku me të vëllain. Vendimi i gjykatës së Durrësit për lënien në arrest shtëpie ka nxitur reagimin e SPAK që për arsye sigurie ka kërkuar arrestimin e Kreshnik Bodlli (Farruku), po jo të vëllait të vet Erneo Farruku që do të vazhdojë në të njëjtën masë sigurie. Kreshnik Bodlli është kreu i klanit të Farrukëve që ka një aktivitet kriminal në disa vende të Evropës.