Një ekuipazh helikopteri i Stacionit Ajror të Rojës Bregdetare në Miami shpëtoi një burrë mrekullisht në mes të detit, pas uraganit shkatërrues “Milton”. Ekuipazhi ajror e dërgoi të mbijetuarin në Spitalin e Përgjithshëm të zonës për kujdes të mëtejshëm, pasi ai u gjet në gjendje jo të mirë shëndetësore.