E ndërtuar aty rreth viteve 1600-1700 Ura e Kamares është një nga monumentet e rralla të kulturës, degëzim i rëndësishëm i rrugës Egnatia. Por me kalimin e viteve, ura ka pësuar dëmtime të cilat mund të çojnë me shkatërrimin e plotë të saj. Në më shumë se 300 vite, në këtë urë nuk ka vënë dorë askush, ndërsa përpos vlerave ende mbetet funksionale dhe u shërben banorëve të Mirakës. Si Ura e Kamares mbi lumin Shkumbin kanë qenë edhe mjaft të tjera.