Ndërsa mori sërish fjalën e saj, ministrja Belinda Balluku hodhi akuza personale ndaj deputetit, pas ironisë së tij. “Po bëni një tymnajë për të mbuluar gjithë zullumet tuaj, ju doni ta mbani ashtu , unë nuk kam as djalë që shet e blen prona. Gjeni akuza të tjera se ajo ju ka rënë me kohë”, mbylli fjalën Balluku.