Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. Osmani dhe kabineti i saj në shenjë solidarizimi janë ulur në karrocat e personave me aftësi të kufizuar. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij.