Sot në Korçë është përuruar zyra e ndihmës juridike falas, e cila do të ofrojë për të gjitha kategoritë në nevojë, shërbime juridike pa pagesë. Nga Korça, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se një nga reformat në drejtësi është ndihma juridike falas, ku përfitojnë kategoritë vulnerabël dhe personat me aftësi të veçanta, kategori që nuk janë në gjendje ti marrin këto shërbime juridike me buxhetin e tyre personal.