Viktima e parë e mutacionit “Omicron” që tashmë mbizotëron në shumë zona të Greqisë deri në masën 90%, është një grua 77-vjeçare që vuante nga kanceri dhe që nuk ishte e vaksinuar. I pavaksinuar ishte edhe një 14-vjeçar në Fthiotidha , i cili humbi betejën me jetën pas një pneumonie të rëndë në mushkëri.