Në prag të bisedimeve të mëtejshme midis Ukrainës dhe Rusisë, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas thotë se ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë "integritetin e tyre territorial". Ndërkohë që luftimet në terren vazhdojnë, raportohet se Forcat ukrainase kanë marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit të Irpin, disa milje larg Kievit. Kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha se Irpin ishte "çliruar" dhe se ushtarët rusë po iu bëhej thirrje të dorëzoheshin.