Zëdhënsi i ministrisë së jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko tha se është "i parakohshëm" vendimi i SHBA për tërheqjen e familjeve të diplomatëve të saj në Kiev. Prej frikës së një pushtimi të mundshëm rus Uashingtoni autorizoi largimin vullnetar të stafit jo-thelbësor të ambasadave.