Ka qenë një natë e vështirë ajo e djeshmja për Rusinë: Një sulm masiv me dronë nga ana e Ukrainës detyroi mbylljen e dy aeroportëve në tokën ruse, ndërsa forcat e saj rrëzuan gati 340 mjete pa pilotë, 91 në Moskë, e të tjerët në rajonin kufitar të Kurskut. Ushtria ruse duket nuk e priste kundërofensivën e Kievit, që ka shkaktuar të paktën 2 të vdekur e 5 të plagosur.