Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar katër raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhimit amerikan, mbi Gadishullin e Krimesë. Raketat e njohura si Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë, ATACMS, janë dërguar nga SHBA-ja në Ukrainë javët e fundit.