Top Channel/ Ukraina nis “vetëgjyqësinë”: Shërbimi sekret vret dy ligjvënës pro-rusë!
07/12/2023 11:33

Dy ukrainas të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet ruse janë ekzekutuar, njëri nga të shtënat në afërsi të Moskës dhe tjetri nga një bombë në makinë në Luhansk të Ukrainës-pjesë e pushtuar nga Rusia. Burime ukrainase të zbatimit të ligjit i thanë Radios Evropa e Lirë se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) "likuidoi" ish-deputetin ukrainas Illya Kyva duke e qëlluar për vdekje në një operacion special. Mediat ruse pohuan gjithashtu se Kyva u gjet i vdekur pranë Moskës. Ish deputeti njihej për qëndrimin e tij pro-rus dhe në muajin nëntor, një gjykatë në qytetin perëndimor ukrainas Lviv, e dënoi në mungesë me 14 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për tradhti të lartë. Shumë shpejt pasi Rusia nisi pushtimin e saj, të vazhdueshëm, të paprovokuar të vendit fqinj shkurtin e vitit 2022, Kyva u transferua në Rusi ku mori pjesë në shfaqje televizive pro-Kremlinit dhe në tryeza të rrumbullakëta. Po një ditë më parë u ekzekutua dhe Oleh Popov, ish deputet. Popov u vra në Luhansk, nga një bombë e vendosur në makinën e tij. Ai kishte drejtuar komitetin qeveritar të instaluar nga Rusia për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit, agjencitë e zbatimit të ligjit, sistemin gjyqësor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Disa shtetas ukrainas, të akuzuar për bashkëpunim me autoritetet okupuese ruse, janë vënë në shënjestër vitet e fundit dhe disa prej tyre janë vrarë. I fundit prej tyre ishte një ligjvënës de fakto i asamblesë rajonale të instaluar nga Rusia në Luhansk, Mykhaylo Filiponenko, që u vra muajin e kaluar po me eksploziv në makinë. Përgjegjësinë për atë vrasje e mori drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës.

Top News- Shpërthim kamikazë në xhami, viktima e të plagosur gjatë lutjeve të së premtes
07/02 12:12
Top News – Video raciste me Obamat. Trump nuk kërkon falje-E publikova pa e parë
07/02 11:31
Top News -I foli për fenë, më pas i kërkoi një ruse.Në dosjen Epstein, biznesmeni i njohur nga Dubai
07/02 11:12
Top Channel/ KE paralajmëron gjobë ndaj TikTok: Nxit varësinë, veçanërisht te fëmijët!
07/02 11:11
Top Channel/ Epstein, agjent i Izraelit? Reagon Beniamin Netanyahu!
07/02 11:09
Top Channel/ Reuters: Plani i SHBA-së për Ukrainën, lufta përfundon në mars?!
07/02 11:08
Top News -Tarifa kush bën tregti me Iranin.Trump kërcënon vendet e treta, synon izolimin e Teheranit
07/02 10:50
Top Channel/ Kanadaja e Franca sfidojnë Trumpin, hapin konsullatë në Groenlandë
06/02 20:08
Top News – Ka kryer fshehurazi teste bërthamore / SHBA akuzon Kinën: Ka shkelur angazhimet globale
06/02 17:17
Top News – Hapin konsullata në Grenlandë / Kanadaja dhe Franca, mbështetje për Danimarkën
06/02 17:17
Top News – ‘Largohuni nga Irani menjëherë!’ / SHBA urdhëron qytetarët, erë lufte po fryn
06/02 17:16
Top Channel/ Trump nxjerr videon me Obamat si majmunë, reagojnë republikanët!
06/02 15:36
Top Channel/“Motra ime është keq”:Tragjedia, djali telefonoi urgjencën, por dha adresën e gabuar!
06/02 14:41
Top News – Sulmon anijen pranë Kolumbisë / SHBA godet sërish, dyshohej për trafik droge
06/02 14:26
Top News – NEW START skadoi, asnjë kufizim / SHBA ‘do’ edhe Kinën, marrëveshje të re shumëpalëshe
06/02 14:17
Top News – Më shumë stuhi të frikshme po vijnë…Shpërthejnë lumenjtë, kaos në Spanjë e Portugali
06/02 14:11
Top News – Mbështet ‘Zonjën e Hekurt’ të Japonisë / Trump ndërhyn para zgjedhjeve të së dielës
06/02 13:53
Top News – ‘Gëlon’ spiunazhi rus në Arktik / Shërbimi Norvegjez i Sigurisë lëshon alarmin
06/02 13:53
Top News – ‘Turqia rrëmben gjysmën e Egjeut’ / Greqia në alarm, të hënën mblidhet Këshilli Suprem
06/02 13:08
Top News – Energji në epokën e IA, plani i Trump / Kërkohen ‘vullnetarë’ për mbetjet bërthamore
06/02 12:01
DIGITALB DIGITALB