Top Channel/ Ukraina në kundërsulm/ Merr disa zona në lindje të vendit. Rusët: Po rigrupohemi
13/09/2022 19:06

Forcat ukrainase kanë rimarrë edhe më shumë territor nga Rusia ndërsa vazhdojnë kundërofensivën e tyre, kështu pretendon presidenti i vendit, voloymyr zelensky. Presidenti ukrainas tha se trupat tani kanë rimarrë më shumë se 6,000 km katrorë sipërfaqe në lindje dhe në jug të vendit. Rusia nga ana tjetër ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkiv, në atë që shihet nga disa ekspertë ushtarakë si një përparim i mundshëm në luftë, por Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditët e fundit si një "rigrupim" me synimin për t'u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës. Kundërofensiva e ukrainasve duket se ka qenë e shpejtë. Të enjten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se forcat ukrainase kishin rimarrë 1,000 km katrorë, por deri të dielën kjo shifër e deklaruar ishte trefishuar në 3,000 km katrore. Ai nuk zbuloi se cilat qytete dhe fshatra ukrainase ishin çliruar. Përparime të rëndësishme - megjithëse më të ngadalta - nga trupat ukrainase janë raportuar gjithashtu në rajonin jugor të Khersonit, i cili kufizohet me Krimenë - i aneksuar nga Rusia në 2014. Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se sukseset e fundit të ushtrisë ukrainase do të kenë efekte të rëndësishme" në planin sulmues të Rusisë. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka këmbëngulur se operacionet ushtarake në Ukrainë do të vazhdojnë "derisa të gjitha detyrat që ishin vendosur fillimisht" të jenë përmbushur. Pamjet: AFP

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52