Gjermania i është përgjigjur hapur presionit të Donald Trumpit për një marrëveshjeje paqeje, e cila duket se nuk e favorizon shumë Ukrainën. Ministri i jashtëm Gjerman, Johann Ëadephul theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë. Mund të jetë që jemi në prag të një armëpushimi. Nëse do të jetë një marrëveshje paqeje, kjo është ende shumë e hapur. Një marrëveshje paqeje ka kuptim vetëm nëse ofron një garanci se do të zgjasë.