Në Konferencën e fundit të sigurisë në Mynih, presidenti Volodymir Zelensky u kërkoi pjesëmarrësve të mos pyesin se kur mund të përfundojë lufta e Ukrainës, por të pyesin veten se përse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë atë. Me ndihmën ushtarake të bllokuar, cka po i cënon drejtpërdrejtë forcat e tij në front, deklarata e kreut të shtetit ukrainas ishte një fshikullimë për të gjithë ata që po vonojnë dërgimin e armëve dhe municioneve, të cilat, ushtarët e tij i presin me dëshpërim…