Me tregjet e shqetësuara nga mundësia e një pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, një skenar është e sigurtë se mund të përjashtohet që në fillim: Përdorimi i armëve bërthamore nga Kievi si mjet pazaresh. Kjo për arsyen e thjeshtë, se Ukraina nuk ka asnjë të tillë. Në vitin 1994, vendi zgjodhi të heqë dorë nga ato armë, në këmbim të garacinve të sigurisë së vendit nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia.