Top Channel/ Ukraina: Aeroportin në Rusi e sulmuan vetë rusët?!
02/09/2023 12:01

Sulmi i fundit me dronë në veriperëndim, gjatë të cilit u dëmtuan disa avionë transportues, me shumë gjasë sipas inteligjencës ushtarake të Ukrainës, është kryer nga brenda vetë territorit rus. Goditja e këtë javë e aeroportit Pskov, rreth 700 kilometra larg Ukrainës, shënoi një ndër sulmet e fundit në territorin rus që kur Kievi u zotua në muajin korrik ta transferojë konfliktin në tokën ruse. Sipas shefit ukrainas të inteligjencës, Kyrylo Budanov megjithatë, dronët e përdorur për ta sulmuar bazën ajrore ‘Kresty’ në Pskov janë nisur nga Rusia. “Katër avionë transportues IL-76 janë goditur si rezultat i sulmit. Dy janë shkatërruar dhe dy janë dëmtuar rëndë”, ka nenvizuar ai, duke shtuar se këto pajisje ishin përdorur nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të transportuar trupa ushtarake dhe mallra. Ekspertët ushtarakë rusë janë vënë në vënë në lëvizje këto kohë për të parandaluar sulme të tilla duke punuar për identifikimin paraprak të drejtimit të fluturimit të dronëve. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk pranoi të komenti mbi pretendimet e Kievit për shpërthimet në aeroport. Rajoni Pskov, i cili është shënjestruar nga dronët edhe në maj, është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s në perëndim, Estoninë dhe Letoninë, ndërsa në jug ka aleaten e Moskës, Bjellorusinë.

Top Channel/ Tensionet me SHBA-në për Groenlandën, Norvegjia paralajmëron qytetarët
21/01 17:07
Top Channel/ Ekzekutimi i snajperistit, kush është 26-vjeçari që u dorëzua, shok me ‘Babalen’
21/01 17:00
Top Channel/ Donald Trump kritikon Europën në Davos: Nuk po ecën në drejtimin e duhur
21/01 15:30
Top Channel/ “Godisni Trumpin”, Guvernatori i Kalifornisë thirrje europianëve: Keni shtyllë apo jo!
21/01 15:11
Top Channel/ Trump në Davos, propozim për Groenlandën: Besoj NATO do të jetë “e lumtur”!
21/01 15:08
Top Channel/ Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Ky është vetëm hapi i parë!
21/01 15:04
Top News- Përgatituni për pushtim amerikan! Kryeministri i Greenlandës paralajmëron: Kohë e vështirë
21/01 14:46
Top News – Gara e madhe për Arktikun / Pse Rusia, Kina dhe SHBA e kanë në shënjestër?
21/01 14:43
Top News – Do ‘fshijë Iranin nga faqja e dheut’/ Trump urdhëron ‘plan ushtarak’, do rrëzojë regjimin
21/01 14:41
Top News – Evropa do të mbrojë SHBA-në / Shefi i NATO-s siguron Trumpin: ‘Po, do të vijnë!’
21/01 14:33
Top News – Ndryshim sizmik në rendin botëror! BE në udhëkryq, të heqë dorë nga kujdesi tradicional
21/01 13:45
Top News-‘Aleatët respektojnë, kundërshtarët frikësohen’/ Trump thotë se ndali luftën mes Kosovës e…
21/01 13:44
Top News – Shkatërrohet rrjeti i drogës sintetike / EUROPOL: ‘Operacioni më i madh ndonjëherë’
21/01 13:21
Top News – Edhe Meloni i thotë ‘jo’ Trumpit / Refuzon ftesën për të marrë pjesë në ‘Bordin e Paqes’
21/01 13:20
Top News – Vrau ish kryeministrin, burg përjetë / Dënohet autori tre vite pasi tronditi botën
21/01 13:19
Top News – Ukraina në dimrin më të hidhur…Rusia godet ngrohjen dhe energjinë elektrike
21/01 13:10
Top Channel/ Zelensky “bojkoton” Davosin: S`kemi nevoja për politika boshe, por rezultate konkrete!
21/01 12:01
Top Channel/ Bordi i Paqes, Netanyahu pranon ftesën e Trumpit: Mundësi kyce për komunikim direkt..!
21/01 11:59
Top News – Macron ngrihet kundër Trumpit / ‘Nuk frikësohem e as nuk dorëzohem para bullizuesve’
21/01 11:59
Top Channel/ Gjermania “me sytë” nga Kina: Kthehet sërish në partneren tregtare kyce!
21/01 11:48
DIGITALB DIGITALB