Ukraina do të përpiqet të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare” gjatë ditës së sotme, përfshirë Mariupolin e rrethuar nga forcat ruse. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk pohoi se forcat e armatosura të vendit kanë pranuar të reshtin luftimet në zonat në fjalë për 12 orë, nga ora 09:00 deri më 21:00, dhe u ka bërë thirrje forcave ruse që të përmbushin zotimin e tyre për armëpushime lokale. të martën, u arrit të kryheshin me sukses evakuimet e para dhe shpresat janë që ky pushimzjarri, të mbajë.