Mbi 370 banorë të Krujës përfunduan në spital të helmuar që nga e diela. Ata kanë probleme të mëdha shëndetësore dhe janë të të gjitha moshave. Mjekët dyshojnë më së shumti për ujin e pijshëm. Linja e ujësjellësit është ndërprerë ndërsa pritet të dalin analizat, ndërsa qyteti do furnizohet me ujë me anë të autoboteve.