Futja në rankimet ndërkombëtare është objektivi i ri i universiteteve jopublike shqiptare. Universiteti Europian i Tiranës ka hedhur hapat e parë drejt këtij procesi, përmes aplikimit në Times Higher Education, (https://www.timeshighereducation.com/world-university-rankings - referencë për ilustrimin e videos) një nga sistemet më prestigjioze sot në botë për matjen e performancës së universiteteve në rang global.