Top Channel/ “Udhërrëfyese e gjuhës”/ Regjisori Gëzim Kame kujton rrugëtimin kulturor të Vera Zhejit
20/08/2024 19:49

Ndarja nga jeta e figurës ikonike Vera Zheji në moshën 91 vjecare është humbje e madhe për Shqipërinë. E gdhendur në memorien historike të shqiptarëve si zëri simbol i Radio Tiranës, e pagabueshme në përcimin e fjalëve shqipe, miqtë e Verës e kujtojnë me nostalgji rrugëtimin e saj kulturor, ku spikaste jo thjesht për profesionalizëm por edhe për mirësinë. “Ishte një kënaqësi e madhe të komunikoje me Verën, një enciklopediste e vërtetë. Ishte një mësuese e gjithë shqiptarëve në radio për gjuhën shqipe! Diksionimi i saj ishte i jashtëzakonshëm, theksonte cdo gërmë të fjalëve, nuk i humbiste asgjë. Si dhe ishte një shembull i fjalës artistike që ishte lënda e saj. Unë humba një udhërrëfyese, sidomos të gjuhës shqipe! Kur vë shfaqje në skenë, me kërkesat që kam ndaj aktorëve, gjithmonë kam parasysh Vera Zhejin!” Regjisori Gëzim Kame rrëfen rrugëtimin e përbashkët 25 vjeçar me Verën në Akademinë e Arteve, si dhe ndjesitë e privilegjit të të qënurit krijues me të në bashkëpunimin regjisor-aktor në dy shfaqje ‘Shi në plazh” dhe “Mësues i letërsisë”. “Shfaqja e saj e parë ka qënë Shiu në plazh, ku mbaj mend që përveç seriozitetit të saj artistik e disiplinës së fortë të punës që ja kishte diktuar mikrofoni që në orën 5 të mëngjesit që cohej tërë jetën. E saktë, ndërvepruese. Plus modestia e saj, ana shpirtërore me një thjeshtësi të jashtëzakonshme sikur të ishte asgjë, ndërkohë që ne ishim rritur me zërin e saj që fëmijë. Në jetën e përditshme ajo ishte gazi i shoqërisë, njeriu super pozitiv”… E lindur në një familje intelektuale, Vera Zheji ruajti vlerat e trashëguara si fillim me zërin e saj magjik në radio, talentin në aktrim, zhdërvjelltësinë në gjuhët e huaja, për ta mbyllur karrierën me studentët që ju mësonte fjalën artistike; duke u kthyer në një imazh të dashur e të paharrueshëm mes shqiptarëve edhe pas ndarjes nga jeta.

Festa e kulturës së Suedisë në zemër të Shqipërisë – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
04/07 20:30
Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18