Papa Leoni XIV ngriti një kryq prej druri dhe e mbajti lart nga beli i tij në fillim të 14 stacioneve të Rrugës së Kryqit të Premten e tij të Madhe të parë si papë, duke shënuar herën e parë në dekada që një papë është nisur ta mbajë kryqin në çdo stacion. "Mendoj se do të jetë një shenjë e rëndësishme për shkak të asaj që përfaqëson Papa, një udhëheqës shpirtëror në botën e sotme, dhe për këtë zë, që të gjithë duan ta dëgjojnë, që thotë se Krishti ende vuan", u tha Papa Leoni gazetarëve këtë javë jashtë tërheqjes papnore në Castel Gandolfo. "Unë e mbaj të gjithë këtë vuajtje në lutjen time." Ati i Shenjtw e filloi procesionin i shoqëruar nga dy të rinj që mbanin pishtarë dhe i ndjekur nga kleri. Në stacionin e parë, që shënonte momentin kur Jezusi u dënua me vdekje, meditimi i përgatitur posaçërisht për të Premten e Madhe të parë të Papa Leonit nënvizoi se ata me autoritet do të duhet t'i përgjigjen Zotit për mënyrën se si e ushtrojnë pushtetin e tyre. "Pushteti për të gjykuar; pushteti për të filluar ose përfunduar një luftë; pushteti për të mbjellë dhunë ose paqe; pushteti për të nxitur dëshirën për hakmarrje ose për pajtim", shkruhej në meditimin nga Reverendi Francesco Patton. Mijëra njerëz u mblodhën jashtë monumentit pagan, ku procesioni vazhdoi, duke ndjekur stacionet ndërsa recitohej me altoparlantë me zë të lartë. Papa Gjon Pali II e mbajti kryqin për të gjithë procesionin që nga e Premtja e Madhe e tij e parë si papë në vitin 1979 deri në operacionin e tij në vitin 1995, kur e mbajti atë vetëm një pjesë të rrugës. Gjatë dy viteve të para të papatit të tij, Benedikti XVI e mbajti kryqin për stacionin e parë brenda Koloseut, pastaj ndoqi mbajtësit në procesion.