Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit në Hagë! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi: Luftuam për liri!
18/02/2026 19:48

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë rrëzuar një zëri akuzat e Prokurorëve të Hagës për krime kundër njerëzimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në periudhën mars 1998- shtator 1999. “Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, u shpreh ish-presidenti Hashim Thaçi. Në “betejën” e fundit, Hashim Thaçi tha të vërtetën e tij, të Ushtrisë Çlirimtare dhe të gjithë Kosovës. Para trupit gjykues, ish-presidenti mohoi akuzat që rëndojnë mbi të, duke treguar qëllimin real të rezistencës që e zhvilloi. “Unë isha student në Universitetin e Cyrihut. Unë nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, po bëja plane si të përgatisja provimet në universitet. I vetmi njeri që po bënte plane, plane morbide, ishte Sllobodan Millosheviçi. Plane për një gjenocid tjetër”, deklaroi Thaçi. Kauza e drejtë e popullit të Kosovës, tha Thaçi, është arsyeja se pse bashkësia ndërkombëtare ndihmoi e është ofendim të paraqitet ndryshe. Drejtuesi politik i UCK-së, tha se gjithmonë qëndroi krah popullit. “Më lejoni të përsëris një të vërtetë të përjetshme. I vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviçi”, u shpreh Thaçi. Krah Thaçit, në seancë ishte edhe bashkëpunëtori i tij i luftës e paqes, Kadri Veseli. Ai ishte i prerë para gjykatësve të Dhomave të Specializuara në qëndrimin mbi të bëmat e tij dhe UÇK-së. “Unë qëndroj në këtë proces me bindje dhe besim se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia dhe se drejtësia mund të vonohet por nuk mohohet kurrë. Kam vepruar me këtë bindje, kam jetuar me këtë bindje, sot këtu para jush qëndroj me këtë bindje dhe me siguri mund të them, unë e di kush jam, unë e di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mija kanë qenë njerëzore dhe ligjore”, deklaroi ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Në deklarimin që shpreson të jetë i fundit lidhur me këtë çështje, Rexhep Selimi refuzoi të pranojë hetimin dhe akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. “Prandaj pyes sërish, çfarë duhej të bënim ne? Ta prisnim radhën për t’u vrarë? Apo të iknim nga vendi dhe shtëpitë tona? Asnjërën dhe as tjetrën. Andaj duhej të rezistonim. Prandaj unë besoja se Kosova kishte nevojë për vetëmbrojtje”, u shpreh ish-presidenti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi. Me shqiponjën dykrenare, për 75-vjeçarin Jakup Krasniqin është e papranueshme gjykimi i luftës për liri. Trupit gjykues i tha se figurën që e përshkruan prokuroria nuk është ajo se çka ata shohin sot. “Mua më atribuohen role, autoritet dhe përgjegjësi që nuk i kam pasur kurrë. Kjo nuk ishte çështje dallimi në interpretimin e fakteve, ishte shpifje. Figura e përshkruar në dokumentin e prokurorisë, nuk është njeriu që qëndron sot para jush”, deklaroi ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Të mërkurën në Hagë u mbyll çështja gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Paraprakisht, mbrojtja kërkoi lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit duke thënë që provat janë të pabazuara. Tashmë trupi gjykues ka 90 ditë kohë për të nxjerrë aktgjykimin. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim nga nëntori i vitit 2020, e procesi nisi në prill të vitit 2023, nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkua dënim me burgim prej 180 vjetësh. 15:11 “UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare”, Selimi nga Haga: Akuzat ndaj nesh, të pabaza Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën përfundimtare në Hagë, tha se akuzat ndaj tij dhe tre anëtarëve të tjerë janë të pabaza dhe të padrejta. Ai theksoi se UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare, ndërsa shtoi se armët ishin mbijetesa e tyre. 14:55 “Jeta ime kishte kuptim, vetëm nëse populli im do të ishte i lirë”/ Kadri Veseli në Hagë: Drejtësia vonohet, por nuk mohohet Pas Hashim Thaçit, fjalën e mori Kadri Veseli, i cili u shpreh se u kthye në Kosovë për liri dhe se drejtësia nuk do të mohohet. 14:46 “Kjo prokurori kërkon t’i zërë diellin Kosovës me një stuhi të zezë”/ Thaçi: E dhimbshme që hedh poshtë dëshmitë e zyrtarëve të NATO-s Hashim Thaçi u ndal edhe te dënimi që prokuroria e Hagës kërkoi për ta, duke thënë se po hedh poshtë të gjitha dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s e SHBA-së. 14:44 “Rrezikova jetën jo për kontroll, por për liri”, Thaçi: Isha në kontakt të vazhdueshëm me SHBA “Unë nuk u ktheva për ta rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atdhe për ta rrezikuar jetën ime për liri dhe paqe”, u shpreh Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Hagë. 14:37 “Kosova zgjodhi paqen, Serbia luftën”, Thaçi nga Haga: I vetmi pushtet që kisha, ishte zëri im “Kosova zgjodhi paqen, ndërsa Serbia luftën”, u shpreh Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Hagë. Ai u shpreh se i vetmi pushtet që ka pasur ka qenë pushteti i zërit të tij. 14:30 “Shteti ynë ishte në duart e hekurta të Milosheviçit”/ Hashim Thaçi rrëzon akuzën e Hagës: Nuk u ktheva për pushtet, por për paqe Në Hagë po mbahet seanca për ish-krerët e UÇK-së, të cilët në këtë proces do të bëjnë mbrojtjen e tyre. Në fjalën e tij, Hashim Thaçi tha se u kthye në Kosovë për të sjellë paqen në vend.

Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit! Seancë maratonë gjyqësore, çfarë ndodhi në Hagë
18/02 20:44
Top Channel/ “Ndërgjegjia ime është e pastër”, Kadri Veseli në Hagë: Kanosje dhe kërcënim
18/02 20:43
Top Channel/ E plotë! Jakup Krasniqi në Hagë: Mu mohua e drejta për të jetuar vitet e mbetura
18/02 20:42
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi “i vë pikat mbi i”: Mashtrim, nuk…
18/02 20:09
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit në Hagë! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi: Luftuam për liri!
18/02 19:48
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Thaçi: Më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e stërgjyshërve tanë…
18/02 19:45
Top Channel/ “Jam i pafajshëm”,Thaçi i prerë para trupit gjykues në Hagë: Është vetëm një e vërtëtë!
18/02 19:39
Top Channel/ Beteja e UÇK-së në Hagë, çfarë nodhi në seancën maratonë
18/02 19:07
Top Channel/ “Jam në fazën e fundit të jetës”/ Deklarata prekëse e Krasniqit në Hagë: Rrezikova…
18/02 19:05
Top Channel/ Dëshmitë e ish-udhëheqësve të UÇK, Thaçi në Hagë: Nuk kisha plane për marrjen e…
18/02 19:03
Top Channel/ Deklarata e Krasniqit në Hagë: 16 vite burgim vetëm pse luftova për liri e pavarësi
18/02 19:02
Top Channel/ Thaçi thotë fjalën e fundit në Hagë: Ka vetëm një të vërtetë; jam i pafajshëm
18/02 15:22
Top Channel/ Avokatët e ish-liderëve të UÇK-së: Prokuroria paraqiti akuza me thashetheme
18/02 15:15
Top Channel/ Thaçi sot mbron luftën e UÇK-së, mbërrijnë në Hagë deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së
18/02 12:36
Top News- ‘Shtrembërim i historisë’/ Konjufca nga Haga- UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale
18/02 12:19
Top News- Osmani kërkon një tjetër mandate/ Presidentja: Pres mbështetjen e të gjithë deputetëve
18/02 10:42
Top News – Fjala e fundit në Hagë. Katër krerët e UÇK-së përmbyllin dëshmitë në Gjykatë
18/02 10:19
Top Channel/ “Paraja rrëfen”, në Kosovë! Ekspozitë për historinë 100-vjeçare të lekut
17/02 20:09
Top Channel/ “Drejtësi, jo politikë”! Mesazhe drithëruese nga Prishtina për ish-krerët e UÇK
17/02 19:42
Top News – ‘Drejtësi, jo politikë’. Protesta qytetare për UÇK, mijëra tubues në Prishtinë
17/02 17:10
DIGITALB DIGITALB