Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në homazhet në nderim të gjyqtarit.