Personi që shihni në foto është Hekuran Murtaj. Më 20 shtator, ai shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës dhe deklaroi se i kishte plasur një fishek në fushë të cilin e kishte goditur me gur. Por hetimet e Policisë së Sarandës zbuluan se Hekuran Murtaj ishte vetëplagosur në Livadhja, në Bashkinë Finiq, pasi ishte shkrepur gabimisht kallashnikovi që mbante pa leje. Pas plagosjes, vëllai i 33-vjeçarit dhe një shok i tij kishin fshehur armën për të mos u zbuluar nga policia. I riu, banues në fshatin Stjar të Delvinës, u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.