Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko vijon të mbetet në spital, pasi të martën u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij. Raportohet se gjendja shëndetësore e Birkos është stabël, sipas mjekëve të spitalit të Traumës. Megjithatë ende nuk dihen nëse balerini ka kaluar rrezikun për jetën, pasi ka fraktura të gjymtyrëve. Gjendja e tij shëndetësore vijon të mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.