Mbeturinat gjenden ngado në qytetin e Lezhës, por më shumë hidhen në lumin Drin që përshkon mes për mes qytetin dhe përroin e Grykë-Manatisë që e përshkon qytetin nga Manatia e deri sa derdhet në Lumin Drin. Në Lumin Drin nga kolektorët derdhen ujërat e zeza të qytetit dhe fabrikës së zorrëve që nga lagjia “Skënderbeg” e deri tek “Ura e Genit”. Po ashtu edhe përroi i Grykë-Manatisë që e përshkon qytetin në të gjithë gjatësinë e tij që nga Manatia e deri sa derdhet në Lumin Drin është kthyer në një vend depozitimi mbeturinash dhe të ujërave të zeza.