Top Channel/ U shkarkua nga Putin, ministri rus i merr jetën vetes pak orë pas largimit nga posti
07/07/2025 19:53

Vetëm pak orë pas shkarkimit nga detyra nga Presidenti Vladimir Putin, ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, i dha fund jetës. Politikani 52-vjeçar u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri, në Moskë. Zyrtarët rusë iu thanë gazetarëve se ministri i saposhkarkuar vdiq nga vetëvrasja. Ai është gjetur i pajetë brenda makinës së tij, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë. Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Rusi u shprehën se një pistoletë që Starovoit e kishte marrë si shpërblim nga Ministria e Brendshme në vitin 2023, ishte gjetur në vendin e vdekjes. Starovoit ishte në Ministrinë e Transportit mëngjesin e të hënës, ku kishte drejtuar një takim para se të shkarkohej nga Putin. Para se të emërohej ministër i Transportit, Starovoit kishte shërbyer si Guvernator i rajonit Kursk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, nga viti 2019 deri në 2024. Lajmi për shkarkimin e Starovoit nga roli i Ministrit të Transportit nga presidenti rus u përhap këtë mëngjes, vetëm 14 muaj pas emërimit të tij. Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putin. "Shpresoj që ju do të përdorni energjinë, njohuritë dhe aftësitë tuaja organizative për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në këtë sektor", i tha Putin ministrit të ri, duke theksuar se transporti është "një nga fushat kryesore të aktivitetit në vend".

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05