Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.