Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka dhënë donacion për ish-punonjësin e Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa, i cili ka mbetur i dëmtuar në krye të detyrës. Në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, një përfaqësi e shoqatës Amerikano-Shqiptare të punonjësve të Policisë i ka dorëzuar ish-punonjësit të Policisë Rrugore Resmi Hasanpapa, çekun me shumën 10 mijë dollarë, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi.