Redi Çaushaj inspektor në komisariatin e Himarës, mbrëmjen e së martës edhe pse jashtë orarit të shërbimit ushtroi detyrën e tij për të shuar një konflikt të nisur mes kryeplakut të fshatit Pilur dhe një 35-veçari për motive banale. Gjatë momentit kur po ndante palët, një 60 vjeçari i identifikuar si Theodori Mërkuri i afërm i kryeplakut e qëlloi policin nga pas me thikë në qafë duke e plagosur rëndë. Për shkak të errësirës autori mundi të arratisej për tu vënë në pranga 8 orë më vonë teksa u gjet nga forcat e komisariatit Himarë dhe FNSh i fshehur në një ish-repart ushtarak